Një person është arrestuar sot në Suharekë pasi dyshohet për një vjedhje në fshatin Sopij të Suharekës më 29 mars të këtij viti.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se A.G. kishte vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie “Sterger”, si dhe 35 cop fishek.
Policia ka hetuar në shtëpinë e të dyshuar dhe në cilësinë e provave materiale ka arritur që të gjejëq dhe të sekuestrojë dy armë të shkurta.
“I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te stacionit policor në Suharekë”, thuhet në njoftim.


