Pep Guardiola lavdëroi Kevin De Bruyne, i cili shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Manchester City ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier League.
“Dhjetë vite në Manchester City, numrat, prania dhe qëndrueshmëria kanë qenë fantastike. Ai është një nga lojtarët më të mirë në të gjithë historinë e Manchester Cityt. Goli i parë është i pabesueshëm, edhe tjetri. Mbështetja për Erling ishte shumë e mirë”, tha Guardiola pas fishkëllimës së fundit.
“Kevin e fitoi ndeshjen. Pa Kevin, ne mund të mos kishim mundur të fitonim. Mund të flasim për taktika, por më jepni më shumë lojtarë si Kevini”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


