Lajme

Inspektorati i Prishtinës detyron palët të kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara

04/06/2024 18:29
nga:Y I

Inspektorati i Prishtinës, të shtunën ka zhvilluar aksion, ku ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.

Kështu bëri të ditur Inspektorati i Kryeqytet përmes një postimi në Facebook.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç shumë rasteve të tjera, sot gjatë ditës ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre”, thuhet në njoftim të IK-së.