Së fundmi është publikuar një sondazh nga UBO Consulting i cili paraqet disa ndryshime në përqindje.
Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në kuaotën 49.5%, Partia Demokratike e Kosovës 17.1% dhe LDK-ja ka rënie në 16%.
Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së parë të muajit mars me 907 respondentë dhe me margjinë të gabimit plus-minus tre për qind.
Në lidhje me mënyrën se si është punuar në këtë sondazh pati kritika nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj, tha për “Gazeta Blic” se ka shumë pak informacion për këtë sondazh dhe se numri i respodentëve është shumë i vogël.
Ai tha se është pyetur vetëm 0.1% e trupës elektorale.
“Së pari kemi shumë pak informacione për këtë sondazh. Numri i respodentëve është shumë i vogël. Në një vend kur dalin e votojnë 700-800 mijë votues të maten me 800 pyetsorë duket non-sence, pastaj se kemi të qartë metodologjinë e sondazhit. Krejt çka dijmë është se janë pyetur 800 qytetarë edhe nuk e dijmë nga cilat zona si janë përpjestuar qytetet më të mëdha të Kosovës dhe ato më të vogla, a janë këta qytetarë të njejtë që pyeten vazhdimisht çdo 3 muaj e kështu me radhë për ta vlerësuar këtë sondazh kemi shumë pak të dhëna. Po pavarësisht të gjithave numri i vogël i qytetarëve të pyetur është problemi kryesor i këtij sondazhi. Vetem 0.1% e trupës elektorale është pyetur” tha Lekaj për “Gazeta Blic”.
Lekaj potencoi se AAK-ja vazhdon të jetë e fortë dhe se zgjedhejt do ta tregojnë këtë.
“AAK vazhdon e fortë dhe zgjedhjet do të tregojnë këtë të vërtetë” tha Lekaj për “Gazeta Blic”.
Pal Lekaj, AAK!
Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49%, PDK-ja 17% dhe LDK-ja 16
Deputeti i VV-së pas sondazhit- Rezultati ka qenë i pritur, diferenca do të thellohet edhe më shumë!