Geek

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

04/06/2024 15:36
nga:N K

Nëse dëshironi kërkime më të mira kur përdorni Google, së shpejti mund t’ju duhet të paguani për të.

Kjo ka të bëjë me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) për të ndihmuar Google t’u përgjigjet më mirë pyetjeve tuaja (nëse, sigurisht, mendoni se AI do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë kaq shumë).

Gjegjësisht, siç raporton FT, Google është duke menduar për një kërkim “premium” që do të përdorte inteligjencën artificiale gjeneruese dhe gazeta e quan këtë koncept “potencialisht kthesën më të madhe në biznesin e Google deri më tani”.

Si mund të funksionojë kjo në praktikë? Tre burime i thanë FT se janë duke u shqyrtuar opsione që përfshijnë “shtimin e disa veçorive të kërkimit të fuqizuara nga AI” në shërbimin premium, i cili tashmë ofron akses në asistentin Gemini AI për Gmail dhe Docs.

Gemini AI është përfshirë tashmë në shërbimin Workspace dhe ky chatbot i avancuar është gjithashtu i disponueshëm për abonentët që kanë Google One, kështu që spekulimet e reja mund të tregojnë se kërkimi me AI mund të jetë gjithashtu pjesë e Google One.

Vetë raporti i FT nuk jep detaje të mëtejshme konkrete se cilat janë planet aktuale të Google, dhe gjithçka që u është thënë nga kompania është një përsëritje e asaj që ofrojnë të gjitha shërbimet e AI.