Showtime

Ulërima dhe britma u dëgjuan nga ‘dhoma e bardhë’, Meritoni dhe Ilnisa mbetën të shtangur

04/06/2024 15:18
nga:N K

Disa pamje “të frikshme” po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku prej ‘dhomës së bardhë’ u dëgjuan disa britma dhe ulërima që vinin nga një banore.

Në bazë të raportimeve të shumta, ka aludime se zëri në prapavijë mund të ketë qenë i Egla Cenos, por nuk dihet se nga vinin dhe cila ishte arsyeja.

Teksa dhe Ilnisa dhe Meritoni ‘përgjonin’ nga dhoma e bardhë, britma dhe ulërima dëgjoheshin në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kryefjala.com (@kryefjala)

Zëri i zhurmshëm bënte të nënkuptonte një shfryrje revolte ndaj dikujt, por megjithatë ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur.

Megjithatë, pamjet janë vërshuar me të madhe në internet, duke ngritur shqetësime dhe kuriozitete të shumta.

Vetë, Ilnisa e po ashtu edhe Meritoni mbeten të shtangur pasi nuk e dinin se çfarë po ndodhte.