Sporti

Muriqi me deklaratë emocionuese para finales, përmend luftën në Kosovë dhe vdekjen e babait të tij

04/06/2024 11:39
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi me deklaratë emocionuese para finales së sotme në Kupën e Mbretit.

Sulmuesi kosovar ka shpjeguar në detaje se si ka vuajtur gjatë pushtimit serb në Kosovë si dhe tek rasti kur babai i tij ndërroi jetë gjatë një ndeshje futbolli, transmeton GazetaBlic Sport.

Kam lindur në vitin 1994, pas disa vitesh jetë që shpërtheu lufta në Kosovë, ushtarët hynë në shtëpi dhe na thanë të dilnim se duhej ta digjnin. Ne emigrojmë në Shqipëri dhe fillojmë të jetojmë me 50 veta në dy dhoma. Uria, frika, vështirësitë. Pastaj lufta mbaron dhe këtu është një goditje tjetër shumë e rëndë: babai im vdes para syve të mi, ndërsa luante një ndeshje futbolli me miqtë. Në jetë kam bërë gjithmonë hap pas hapi, me pak fat, shumë sakrifica dhe vështirësi”, tha ai.

Kujtojmë që sonte ai mund të regjistrojë një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij, me mundësinë për të fituar Kupën e Mbretit.

/GazetaBlic Sport/