Partitë politike kanë nisur të bëhen gati për zgjedhjet dhe forcat e tyre po maten me sondazhe. Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting ka disa ndryshime në përqindje.
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka reaguar pas publikimit të fundit të sondazhit nga UBO.
Quni në një prononcim për Gazeta Blic, këtë sondazh e ka konsideruar si të porositur, ku edhe e quan “ Përralla të porositura”.
Pas këtij sondazhi ka reaguar edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke thënë se LDK luftën e ka me PDK-në për vendin e dytë, dhe se sondazhi i publikuar është pa votat e diasporës.
Kurse deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, për Gazeta Blic tha se ky sondazh nuk ka sjell asnjë risi pasi që dihet që LVV prinë me rreth 50%. Tutje ai thotë se lufta kryesore do të jetë mes PDK-së dhe LDK-së, ku shton se do jetë një luftë e madhe për vendin e dytë, raporton Gazeta Blic.
Por Bajqinovci thekson se ky sondazh është bërë pa votat e mërgatës, ku shprehet se populli ashtu siç e zgjodhi LVV në vitin 2021 do ta zgjedh edhe tani në zgjedhjet që do të mbahen.
Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49%, PDK-ja 17% dhe LDK-ja 16