Lajme

Kadrijaj ankohet për Kurtin: Nuk po gjen kohë t’i përgjigjet pyetjeve tona

04/05/2024 12:03
nga:Sh R

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është ankuar në kuvend për mosprezencën e kryeministrit Albin Kurti, kur sot po bëhen pyetjet parlamentare.

Ajo e parashtroi një pyetje e cila është bërë 6 muaj më parë.

“Kryeministri nuk ka gjetur kohë t’iu përgjigjet deputetëve që 6 muaj. Se çka ka bërë kjo qeveri dhe kryeministri më shumë se tre vjet për procese integruese dhe njohje të reja. Edhe pas tre vjetëve ne nuk kemi asnjë njohje, Kosova është e sanksionuar, kurrë më keq nuk ka qenë në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Kadriaj tutje tha se të gjitha vizitat që kryeministri i ka pasur përgjatë dy viteve të fundit, ka qenë Greqia.

“Është Greqia epiqendra e botës? A do ta njoh Greqia prej vizitave të shumta?”, tha ajo.