Lajme

Krasniqi për çështjen e dinarit: A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë

04/05/2024 11:35
nga:N K

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Bislimit e ka bërë temë dinarin.

E që e njejta temë është diskutuar edhe në Bruksel, thekson ajo.Sipas saj nga kjo gjë, çështja e dinarit ka mbërrit në Këshillin e Sigurimit ku edhe vendet mike e kanë kritikuar Kosovën për herë të parë.“Qeveria e Bislimit e bëri temë dinarin.
Për pasoj kjo temë mbërriti në Këshill të Sigurimit ku edhe vendet mike e kritikuan vendin tonë për herë të parë. E njëjta temë po diskutohet në Bruksel.

A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë? Edhe sot Bislimi ishte në Bruksel duke diskutuar për këtë temë. Koncetrohu Bislim!”, ka shkruar Krasniqi.