Sporti

Lëndimi në ndeshjen ndaj Prishtinës, Kastriot Selmani kryen me sukses operimin

04/05/2024 09:01
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i skuadrës së Dritës, Kastriot Selmani e ka kryer me sukses operimin.

Selmani u lëndua në ndeshjen ndaj e Kupës ndaj Prishtinës dhe ky lëndim e detyroi atë që t’i nënshtrohej operimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Dritës ka njoftuar që operimi i Kastriot Selmanit ka shkuar me sukses, kurse procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë deri gjashtë javë.

/GazetaBlic Sport/