Mirlind Daku, sulmuesi i kombëtare shqiptare thotë se pret ftesë nga Sylvinho.
Daku shkëlqeu në fitoren e fundjavës ndaj Akhmat Grozny, ku asistoi dhe realizoi një herë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai thotë se po ndihet tejet mirë tani dhe në formën e duhur në kampionatin rus.
“Po e ndjej atë Mirlindin e vërtetë, po ndihem shumë mirë. Ishte një gol i rëndësishëm për mua djhe ekipin, pasi vinim pas disa rezultateve jo të mira, ishte çlirim për mua dhe ekipin”, tha fillimisht Daku për ‘Sport Focus’ më Ora News.
Sa i përket kombëtares, ai thotë se pret ftesë për Kamponatin Evropian.
“Unë jam i gatshëm në çdo moment, kam qenë gjithmonë – edhe tani jam. Do ishte privilegj shumë i madh që ta përfaqësoj shtetin tim atje, e pres ftesën. Shpresojë që së pari të jemi gjithë mirë, jo veç unë, por të gjithë. Nuk kam xhelozi, kush është në formën më të mirë – kush e tregon veten – pastaj trajneri vendos, unë pres që të jem pjesë e kombëtares, sepse kombëtarja nuk është ekip, aty duhet suksesi së bashku, sepse përfaqësojmë 12 milionë shqiptarë në botë”, përfundoi Daku.
/GazetaBlic Sport/