Lajme

Bytyqi: Presidentja Osmani vazhdon të mbetët shërbyese e Albin Kurtit

04/04/2024 20:35
nga:Y I

Nga AAK-ja, Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të shihet si marionetë e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe shërbyese e interesave të tij.

“Unë e kam thënë disa herë që presidentja Vjosa Osmani ka qenë veçse një marionetë e kryeministrit Kurti dhe i ka shërbyer interesave të tij’’, deklaron deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi për FrontOnline.

Deputetja Bytyqi thotë se Presidentja Osmani nuk ka pasur rol unifikues siç do duhej ta kishte një President.

‘’Kjo presidente nuk e ka pasur rolin unifikues siç edhe duhet ta ketë një presidente dhe realisht do të mbahet mend veç si e tillë, një presidente që ka shërbyer për kryeministrin dhe asgjë më shumë’’.