Lajme

Albulena Haxhiu publikon listën e gjatë të aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të Radojçiqit

04/04/2024 17:35
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë publike listën e pasurive të konfiskuara sot kriminelit serb, Milan Radojiçiq.

Ajo ka thënë se Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin, raporton Gazeta Blic.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit” shkruan Haxhiu.

Në fund Haxhiu potencon se ” ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”

Postimi i plotë: