Sporti

Federata Turke e Futbollit reagon pas kaosit: 6 ndeshje pa tifozë për Trabzonspor

04/03/2024 18:39
nga:Lorik J

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të përgjithshme të thirrur nga Fenerbahce për të mbrojtur nderin e klubit pas episodeve të rënda të dhunës që ndodhën në fund të ndeshjes të fituar 3-2 në jashtë fushe kundër Trabzonspor, Federata Turke e Futbollit e sanksionoi rëndë klubin nga Trabzon.

Përmes një njoftimi për shtyp, TFF njoftoi se kishte vendosur gjashtë ndeshje me dyer të mbyllura për Trabzonspor, si dhe një gjobë prej rreth 87,100 euro dhe një ndalim për një ndeshje për ndihmës trajnerin Egemen Korkmaz.

Nuk vonoi reagimi i Trabzonspor: “Drejtësia jote e ndyrë! Çohuni nga vendet dhe jepni dorëheqjen”, publikoi në rrjetet sociale klubi aktualisht i treti në Superligën turke.

Kujtojmë se lojtarët e Fenerbahces, Jayden Oosterwolde dhe Irfan Can Egribayat morën një dënim me një ndeshje dhe një gjobë prej disa qindra eurosh për veprimet e tyre në ato momente të nxehta, kur u sulmuan nga tifozët e zemëruar vendas.

/GazetaBlic Sport