Sporti

Pogba apelon denimin katërvjeçar

04/03/2024 16:09
nga:Lorik J

Kampioni i Kupës së Botës 2018, Paul Pogba, ka apeluar dënimin e tij katërvjeçar kundër dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Paul Pogba apelon vendimin e Organizatës Kombëtare të Antidopingut të Italisë. Për momentin nuk ka asnjë informacion tjetër”, tha sot autoriteti më i lartë sportiv me qendër në Lozanë.

Më 29 shkurt, mesfushori francez i Juventusit, Pogba u dënua me katër vjet për shkelje të antidopingut.

Testi i parë i dopingut i Pogba-s më 20 gusht të vitit të kaluar pas ndeshjes së kampionatit mes Juventusit dhe Udineses, të cilin francezi e ndoqi nga stoli, tregoi një nivel të lartë të testosteronit në gjak dhe më 6 tetor rezultoi pozitiv edhe testi i dytë i dopingut.

/GazetaBlic Sport/