Lajme

Një burri i digjen tri vetura në Pejë, e lajmëron rastin në polici

04/03/2024 09:23
nga:G B

Një burrë në Pejë e ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij.Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.