Kryetari i Lista Guxo, Faton Peci ka folur për zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se ende nuk e dinë se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentre.
Ai është ndalur të rikthimi i presidentes Vjosa Osmani në jetën politike aktive para përfundimit të mandatit.
Sipas tij, kjo nuk do të ndodh.
“Se cilat janë opsionet e saj, thirreni në intervistë presidenten Osmani dhe ajo do t’ua tregoj”, ka thënë Peci në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Ministri Peci ka folur edhe nëse Lista Guxo t’i bashkohët LDK-së.
“Aty ku e kthej shpinën, s’kthehna më asnjëherë”, ka thënë Peci.