Lajme

Qeveria miraton projekt-udhëzim për Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve

04/02/2024 15:43
nga:Sh R

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Kjo ishte pikë e rendit të ditës në kuadër të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte ajo e cila e lexoi këtë para kabinetit qeveritar, duke kërkuar mbështetjen për votim.

Ky projekt-udhëzim është në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, në të specifikohen dhe i adresohen të gjitha format e punës që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës.