Gennaro Gatuso është gati për një eksperiencë të re në rolin e trajnerit.
Pas shkarkimit nga Marseille në muajin shkurt, Gennaro Gattuso po mendon që të rikthehet në detyrë, por tashmë në vendin e tij të lindjes, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane, ish mesfushori i mirënjohur pritet të jetë trajner i ri i Palermos, duke zëvendësuar Eugenio Corinin.
Ky ndryshim tek Palermo pritet të bëhet për shkak të rezultateve negative që ka pasur klubi në xhirot e fundit.
/GazetaBlic Sport/