Sipas Sky Italia, AC Milan nuk pritet të ndryshojë trajnerin e saj në fund të edicionit.
Skuadra italiane është gati të ruajë shërbimet e menaxherit Stefano Pioli përtej sezonit aktual 2023/24, transmeton GazetaBlic Sport.
Pasi Milani u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, dolën raportime se italiani mund të largohej nga kuqezinjtë pas përfundimit të sezonit aktual.
Megjithatë, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Pioli pritet të jetë trajner i Milanit edhe në edicionin tjetër, një trajner që e riktheu titullin tek ‘Rossonerët’ pas një kohe të gjatë.
/GazetaBlic Sport/