Juventusi është i treti në renditjen e Serie A dhe jashtë garës për titull, ndaj po përpiqet të sigurojë të paktën një vend në Ligën e Kampionëve. Ndryshe, “Zonja e Vjetër” për një periudhë të caktuar ishte një konkurrente e madhe e Interit për titull, por filloi të bjerë dhe tashmë i humbi shanset.
Me 44 gola të shënuar, Juventusi ka sulmin më të dobët në 25 vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Dushan Vlahovic ka 15 gola, Federico Chiesa – shtatë. Këta janë golashënuesit më të mirë për “Zonjën e Vjetër” këtë sezon. Chiesa, Keane, Milik dhe Yildiz kanë gjithsej 11 gola.
Për krahasim, lideri Inter ka 71 gola, Milani i dyti ka 13 më shumë se “Zonja e Vjetër”. Edhe Roma dhe Atalanta, që janë pas Juventusit, kanë më shumë gola se klubi torinez.
/GazetaBlic Sport