Showtime

Urimi romantik i Marigones për ditëlindjen e Robinit

04/01/2024 14:42
nga:N K

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, sot po feston ditëlindjen e 37-të.

Me të hyrë mesnata, boksieri mori urime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Sigurisht që në mesin e urimeve të shumta, një urim publik nuk kishte se si të mungonte nga bashkëshortja, ish-missi Marigona Krasniqi.

Ajo hyri në llogarinë e saj në Instagram, për të ndarë urimin e ëmbël për Robinin.

“Sot dhe çdo ditë të uroj vetëm më të mirat për ty! Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”.