Showtime

Sara dhe Bardhi dhurojnë rrobat që i veshën në Big Brother, për familjet në nevojë

04/01/2024 13:10
nga:N K

Sara dhe Bardhi kanë vendosur që rrobat të cilat i kanë veshur gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother, t’i dhurojnë për familjet në nevojë.

Lajmin e ka bërë të ditur Sara përmes një postimi në Instagram, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për t’i ndihmuar çiftit të gjejnë familje që kanë nevojë për këto rroba.

Sara tha se bisedat nuk do të publikohen për të ruajtur privatësinë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë.