Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth tërheqjes së Albin Kurtit për zgjedhjet, ndërsa disa ditë më herët partia në pushtet kanë deklaruar se janë të gatshëme për zgjedhje, e më pas se s’ka arsye për t’u mbajtur ato.
“Ai lëshoi një balon, për të parë sa është opozita t’i bëjë argatin z.Kurti dhe LVV-së për të shpërndarë Kuvendin dhe kështu vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.
Analisti tutje thotë se opozita është e gatshme të shkojë në zgjedhje, vetëm nëse Kurti jep dorëheqje.
“Opozita e gatshëme të shkojë në zgjedhje, vetëm nëse Kurti jep dorëheqje, dhe si duke kjo formë shkuarjes në zgjedhje nuk i konvenon Kurtit”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Haliti: Kurti po e vë në lojë opozitën, ai do t’i shtyjë sa më shumë zgjedhjet e Asociacionin