Fit&Sexy

E kemi përdorur gabim antidjersën

04/01/2024 12:29
nga:N K

Produktet e kozmetikës janë të larmishme dhe na ndihmojnë në jetën e përditshme për të shmangur disa gjëra të pakëndshme.

Një ndër to është djersa, për të cilën përdorim deodorantë të ndryshëm.

Por ka një fakt, antidjersën e keni përdorur gabim. Thuajse të gjithëve na ndodh që ta përdorim pasi dalim nga dushi.

Por ky është një nga gabimet që bëhet në përdorimin e produkteve që luftojnë djersën dhe aromën e keqe të saj.

Hedhja e antidjersës në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni, bën të kundërtën, e shton sasinë e djersës, duke ju shkaktuar edhe ju më shumë shqetësime.

Në fakt, antidjersa ka një rregull në përdorimin e saj, duhet të përdoret gjithmonë në darkë. Pra, pasi keni kryer rutinën tuaj para se të flini gjumë, mos harroni të hidhni edhe antidjersën.

Perdorimi i antidjersës para se të flini gjumë bëhet për faktin se ajo bën të mundur mbylljen e poreve të djersës.

Menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi vijoni ditën tuaj normalisht dhe to të shikoni se sasia e djersës do të jetë reduktuar.