Sean “Diddy” Combs ka bërë paraqitjen e tij të parë që kur policia ka bastisur pronat e tij.
Në fillim të javës së kaluar, shtëpitë e artistit 54-vjeçar në Los Angeles dhe Miami janë bastisur nga policia mes akuzave për sulme seksuale dhe trafikim seksual.
Disa ditë pas bastisjeve, Diddy u pa duke dalë me dy vajzat e tij në Miami.
Diddy dhe vajzat binjake 17-vjeçare, kaluan natën në Topgolf në Miami të enjten mbrëma.
Gjatë muajve të fundit, ka pasur akuza të shumta në disa padi civile kundër Diddy, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i ka mohuar.