Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka pritur në Batajnicë presidentin e RS-së, Milorad Dodik, dhe me atë rast ka vizituar njësitet e Forcave Ajrore dhe mbrojtjen kundërajrore të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Me atë rast, Vuçiq mori një xhaketë të Forcave Ajrore me shenjat e tyre nga pilotët ushtarakë, e punuar posaçërisht për të.
Në atë moment Vuçiq i ka porositur Dodikut të njëjtën xhaketë me mesazh se do ta paguajë.
Dodik e ka komentuar këtë me fjalët “Kur të shkoj në Sarajevë ta bart”, pas së cilës ka qeshur së bashku me një ushtar që ndodhej aty pranë.