Çfarëdo që të ndodhë deri më 30 qershor, një nga lajmet më të mira të sezonit 2023/24 për Barcelonën do të jetë përshtatja e Lamine Yamal në ekipin e parë.
Anësori i ri nga La Masia i përmbushi pritshmëritë e mëdha dhe në vetëm 16 vjeç, u vendos në ekipin e parë dhe fitoi një thirrje në ekipin kombëtar të Spanjës.
Yamal është kthyer në një favorit të madh te tifozëve katalanas. Për më tepër, në muajin mars, fanella e Yamal është e dyta më e shitur në dyqanet zyrtare të Barçës, e tejkaluar vetëm nga ajo e Robert Lewandowskit.
/GazetaBlic Sport/