Lajme

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq

03/31/2024 10:57
nga:G B

Është arrestuar një shtetas serb në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë.

“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë  pasi që, i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se nga Serbia në Republikën e Kosovës ka kaluar ilegalisht. I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, bën te ditur policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.