Lajme

Persona të panjohur ia keqpërdorën emailin, ferizajasi e raporton rastin në polici

03/31/2024 10:06
nga:G B

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në rrjetin e tij s ocial dhe e kanë keqpërdorur email-in e tij.

“NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK – Ferizaj  14.03.2024-18:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në rrjetin social të tij dhe kanë keqpërdor-mail adresën e tij. Rasti është duke u hetuar.”