Sporti

Shkupi jep leksione, triumfon bindshëm ndaj Vardarit

03/30/2024 19:38
nga:Mergim Rreci

Shkupi fiton bindshëm me rezultatin 3-0 ndaj Vardarit në takimin e javës së 25-të të kampionatit maqedonas.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë solli tjetër “fytyrë” për skuadrën shqiptare.

Në minutën e 54’ Dudu gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi vendasit në avantazh.

Ndërkohë situata u përkeqësua për miqtë në minutën e 64’, kur Ristovski u ndëshkua me karton të kuq dhe la Vardarin me dhjetë lojtarë.

Situatë që u shfrytëzua në maksimum nga Shkupi, që dyfishoi avantazhin me Trapanovski-n në minutën e 68’.

Teksa në minutën e 77’ Gronner shënoi golin e tretë për vendasit, duke vulosur rezultatin e këtij takimi.

Megjithatë ndeshja nuk u mbyll këtu, pasi në minutën e 81’ Rwatubyaye u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që edhe Shkupi ta mbyllte ndeshjen me dhjetë lojtarë.

3-0 dhe Shkupi renditet në vend të dytë me 51 pikë, teksa Vardari renditet në vend të dhjetë me 26 pikë.