Në zgjedhjet evropiane në qershor 2024 mund të votojnë edhe të rinjtë. Partitë e djathta po përdorin platformat sociale, sidomos TikTokun për fushatën zgjedhore që të fitojnë votat e të rinjve dhe të rejave.
Në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit lejohen të votojnë për herë të parë edhe 16- dhe 17-vjeçarët.
Të rinjtë lejohen të votojnë këtë vit edhe në Belgjikë, Austri, Greqi dhe Maltë. Por shumë të rinj mund të mos jenë të sigurtë për kë të votojnë dhe çfarë ndikimi do të ketë në jetën e tyre kryqi që do të vënë në fletën e votimit.
Shqetësuese në kuadrin e zgjedhjeve për Parlamentit Evropian janë në Gjermani platformat e mediave sociale, sidomos TikTok, ku partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, zhvillon një fushatë agresive zgjedhore që synon të arrjë veçanërisht të rinjtë.
Mesazhe të thjeshta dhe emocionale