Sporti

Spektakël basketbollistik, Sigal Prishtina dhe Trepça përballen pas pak në gjysmëfinalen e Ligës Unike

03/29/2024 18:37
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen pas pak në gjysmëfinalen e dytë të Ligës Unike.

Më herët, Golden Eagle Ylli e mposhti skuadrën e Pejës në gjysmëfinalen e parë, duke siguruar finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga ora 19:00, dy rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Trepça do të duelojnë për ‘biletën’ e dytë të ndeshjes më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën Unike.

Në çerekfinale, Trepça e mposhti bindshëm Kamzën, kurse Sigal Prishtina fitoi ndeshjen dramatike ndaj Besëlidhjes.

/GazetaBlic Sport/