Sporti

Të dielën takohen në ring, Florian Marku ‘kërcënon’ rivalin: Duhet të më hedhë ‘KO’, nuk jam këtu rastësisht

03/29/2024 17:14
nga:Mergim Rreci

Florian Marku dhe Chris Kongo, do të luftojnë me njëri-tjetrin të dielën e 31 marsit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të ‘The Albanian King’, ashtu siç edhe njihet Florian Marku, kurse sot kishte një përballje ‘sy me sy’ mes dy boksierëve.

Marku u pa jashtëzakonisht i vendosur dhe shumë optimist, madje paralajmëroi se është gati për të dëshmuar spektakël në ring.

VIDEO.

/GazetaBlic Sport/