Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nuncin Jean Marie Speich.
Gjatë takimit, Ahmeti e njoftoi Nuncit Speich për progresin e Kosovës viteve të fundit.
“Ai, po ashtu vlerësoi lartë përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës. Zëvendësministri Ahmeti dhe Nunci Speich biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë si dhe zhvillimet e tjera”, thuhet në njoftim.