Lajme

Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë

03/29/2024 08:39
nga:N K

Italia i është bashkuar Francës dhe vendeve të tjera evropiane në ngritjen e nivelit të alarmit të sigurisë pas sulmeve terroriste të Moskës.

Ministria e Brendshme njoftoi këtë javë se mbikëqyrja dhe kontrollet do të forcohen, duke i kushtuar vëmendje të veçantë vendeve të mbushura me njerëz, raporton euronews.

Masa shtesë do të zbatohen konkretisht në kryeqytetin italian nga e Premtja e Madhe deri të Dielën e Pashkëve.

Përndryshe, qeveria italiane ka dëbuar nga vendi rreth 50 persona që thuhet se kanë lidhje me organizatat terroriste që nga 7 tetori.