Lajme

Maqedonci: Kurti ka qenë shtyllë e mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës

03/27/2024 22:06
nga:G B

Ministri Maqedonci, ka vlerësuar “kontributin e kryeministrit Albin Kurti në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës”, duke theksuar se Kurti ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në aspektin buxhetor dhe administrativ.

Ai ka theksuar se asnjë kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është refuzuar nga Kryeministri Kurti.

“Kurti ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Ka qenë shtyllë e mbështetjes së jashtëzakonshme për ngritjen e kapaciteteve të  mbrojtjes së vendit tonë. Mbështetjen me buxhet por edhe në aspektin administrativ, asnjë kërkesë që ka dalë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga FSK-ja nuk është refuzuar nga kryeministri” ka deklaruar ministri Maqedonci.

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se Serbia nuk do të hyjë në NATO para Kosovës.