Rexhep Shamolli, nga fshati Shalë në komunën e Lipjanit, vuan dënimin me burg tash e 11 vite në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.
Por, ai ka një vit që punon jashtë burgut, ku shkon me veturën e tij dhe më pas kthehet sërish në burg.
Shamolli në një intervistë për Gazeta Blic, tregon se që nga koha kur ka filluar të punojë ka një lehtësim për të, ku shton se puna është një ndihmë për të gjithë të burgosurit.
“Kushtet e punës janë shumë të mira, puna na ndihmon neve në socailizimin e të burgosurve ku është një ndihmë shumë e madhe për të burgosur”, u shpreh ai.
Ai tregon se të gjithë puntorët e kanë pritur mjaft mirë, ku thotë se nuk ka pasur dallime në punë nga puntorët tjerë.
“Shumë mirë na kanë pritë në punë, na respektojnë shumë të gjithë, nuk kemi dallime diçka nga punëtorët. Punojmë 8 orë në ditë, ditët e vikendit i kemi pushim”, tha ai.
Sa i përket transportit të punës Shamolli tregon se ka të burgosur të cilët udhëtojnë me autobusë dhe ka nga ta që udhëtojnë me vetura personale.
“Transportin e kemi varësisht prej punës, ka të burgosur që udhëtojnë me autobusë, ne që e kemi më larg punën udhëtojmë me vetura tona personale, pas përfundimit të punës veturën e parkojmë para burgut”, përfundoi Shamolli për Gazeta Blic.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e tij për Gazeta Blic.


