Lajme

Ferati për vëllain e ndjerë: Kam me t’dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë

03/27/2024 20:12
nga:G B

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka bërë një postim në Facebook për vëllain e tij tashmë të ndjerë, Triumf Feratin.

Ai duke iu drejtuar vëllait me Trim, u shpreh se ka më e dashtë e s’ka me u harru asnjëherë.

“Trim – trimi jonë. Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!  Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm”.

“Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!  Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!  Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë! Përgjithmonë, Trimi jem! Përgjithmonë, Iliri yt”, ka shkruar Ferati.