Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar po kthehet në Kosovë pas pesë javësh, pas operimit në zemër që e bëri në Gjermani, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka njoftuar se është mirë por që i duhet ende kohë për t’u kthyer në normalitetin e jetës dhe në punën e saj.
Musliu ka falënderuar të gjithë ata që ishin me të në këtë kohë.
Postimi i saj i plotë:
Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!
Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!
Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!
Zoti ju bekoftë ! FALEMINDERIT !


