Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se është para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.
Ai ka thënë se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj.
Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë.


