Këngëtarja Ciara po e feston dashurinë.
Të martën, këngëtarja ndau një postim për të shënuar ditën kur u takua me burrin e saj, Russell Wilson.
“26.03.. dita që u takuam nëntë vjet më parë dhe përgjithmonë do të mbetet një nga ditët më të mira të jetës sime. Të dua shumë,” shkruhej në mbishkrimin e Ciarës së bashku me një foto të saj duke mbajtur një buqetë të madhe me tullumbace të kuqe me zemër.
Këngëtarja pati të veshur një kostum të zi që e bënte të dukej elegante, shkruan People, transmeton Klankosova.tv