Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen, e paraqet atë në Këshillin Bashkiak të Himarës

03/27/2024 13:11
nga:Y I

Jorgo Goro, i cili tashmë ndodhet në burg ka dhënë dorëheqjen nga kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës.

Goro e ka paraqitur dorëheqjen e tij në Këshillin Bashkiak të Himarës. Përmes një letre që i ka dorëzuar Këshillit Bashkiak, ai shkruan se është në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që sipas tij nuk e ka bërë.

Ai thekson se nuk ka asnjë lidhje me falsifikim dokumentesh duke shtuar se nga detyra e kryetarit të bashkisë do donte të ikte ndryshe dhe jo duke dhënë dorëheqjen nga një qeli paraburgimi.

“Ishte një nder i madh dhe motivim i veçantë t’i shërbeja qytetit tim për 12 vjet e 10 muaj si qytetari i parë falë votës së himariotëve të mi. Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral”, shkroi mes tjerash Goro. /euronws.al/