Sporti

Tifozët e Realit e fishkëllyen Moratan, trajneri i Spanjës: Më dhemb në shpirt kjo gjë

03/27/2024 11:30
nga:Lorik J

 Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka komentuar barazimin spektakolar 3:3 ndaj Brazilit. Sipas tij, skuadra e tij e meritoi fitoren, megjithatë në përgjithësi ishte i kënaqur.

“Mendoj se ishim ekipi më i mirë dhe jam i zemëruar që nuk fituam. Por jemi të vetëdijshëm se në ndeshje të tilla kontestuese, detajet e vogla bëjnë diferencën. Ne dolëm shumë të sigurt, sepse besojmë se kemi një skuadër që mund të shkojë larg”, tha trajneri, përpara se të kthente vëmendjen te fishkëllimat ndaj Alvaro Morata.

“Më dhemb fakti që në vendin tim ka mundësi që dikush të sulmojë kapitenin e kombëtares.”

“Santiago Bernabeu” na ndihmoi shumë, por në të njëjtën kohë më vjen turp kur dëgjoj sharje të tilla për një lojtar spanjoll. Shumica e njerëzve na kanë mbështetur. Të gjithë duhet të mësojnë si të mbështesin Kombëtaren. Duhet të harrojmë ngjyrat e klubeve këtu. Edhe gazetarët duhet të edukojnë njerëzit. Të shohim nëse mund ta zgjidhim këtë problem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport