Lamine Yamal është ylli i ri i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Ai ka gjashtë gola dhe shtatë asistime për klubin këtë sezon. Tetorin e kaluar Yamal zgjati kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026. Në fundjavë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, zbuloi se kishte marrë dhe refuzuar një ofertë fenomenale për fenomenin prej 200 milionë eurosh.
Pak ditë më vonë, Lamine Yamal zhvilloi një ndeshje fenomenale në stadiumin e rivalit më të madh të Barcelonës. Vetëm në paraqitjen e tij të gjashtë për kombëtaren spanjolle, ai shkëlqeu, kundër Brazilit. Në një goleadë (3:3) plot lëvizje të shkëlqyera, më të mirat ishin ato të djalit të Barçës. Pas sllallomit madhështor fitoi një penallti për vendasit, ndërsa në fushë pati edhe disa driblime të shkëlqyera, me të cilat trulloi kundërshtarët.
Lamine Yamal u zëvendësua në minutën e 90-të. Kur u largua nga fusha, djali i mrekullueshëm i Barcelonës mori një ovacion në këmbë në Madrid.
/GazetaBlic Sport