Lajme

Von Cramon: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes e kufizon lirinë e shprehjes

03/27/2024 11:11
nga:G C

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”.

Von Cramon duke u bazuar në artikull ka thënë se në Kosovë “ushtria dixhitale” e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes.

Tutje, ajo ka thënë se këtë e kanë konfirmuar ish-anëtarë të partisë në pushtet.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës. “Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta”, ka shkruar ajo.