Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri sonte në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se e plagosura është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Tashmë policia dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes, ndërkaq edhe Klan Kosova iu sjell pamje direkt nga vendi ku ka ndodhur vrasja dhe plagosja.





