Kombëtarja e Ukrainës e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Ukraina e mposhti Islandën, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar, me Ukrainën që përmbysi shifrat nga 0 me 1.
Në takimin tjetër, Uellsi dhe Polonia po luajnë pa gola pas 90 minutave, me të dy kombëtaret që do të kërkojnë suksesin e madh në vazhdime dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë as atëherë, penalltitë do të vendosin për fatin e kombëtares që do të kualifikohet tutje.
/GazetaBlic Sport/