Lajme

Ish – deputeti Topalli: Ftoj opozitën që të mos e votojë rrëzimin e Qeverisë!

03/26/2024 21:51
nga:G B

Ditëve të fundit janë rritur zërat për shkuarje në zgjedhje të parakoshme. Ka qenë kryeministri Albin Kurti i cili ka shprehur gatishmeri për të shkuar në zgjedhje nëse opozita ka një kërkesë të tillë.

Ish – deputeti Faton Topalli në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka ftuar opozitën që mos të votojë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, Qeveria Kurti është dashur të jap dorëheqej për dëmin që ja ka shkaktuar Kosovës për këto tri vite.

“Ftoj opozitën që të mos e votojë rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ish-deputeti Topalli.